×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tronditet Tirana: Vritet kamarierja në lokal, mes pesë të plagosurve edhe një fëmijë

    Reporteri
    12 Mars 2023 | 21:57

    Një grua ka mbetur e vrarë ndërsa 5 persona kanë të mbetur të plagosur, nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të diele në Tiranë.

    Persona ende të pa identifikuar qëlluan me breshëri në drejtim të një lokali në zonën e Don Boskos.

    Zëvendësdrejtori i Krimeve të Rënda, në policinë e Tiranës, Alket Shatro në një prononcim për gazetarët tha se nga ngjarja ka mbetur e vrarë Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe.

    Të plagosurit janë:

    Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit),

    Astrit Meraj,

    Emanuel Sala,

    Ermir Bejuku,

    Genc Shohalli.

    Po ashtu, një vajzë rreth 10 vjeçe ka mbetur e lënduar nga xhamat e fasadës së lokalit.

    Sipas raportimeve, viktima dyshohet se është banakierja e lokalit.

    Sa i përket të plagosurve, ata raportohet se janë transportuar në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Tv Klan

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!