×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Trupi i biznesmenit shqiptar që u gjet i vdekur ishte mbuluar me zhavor e gurë, arrestohet miku i tij

    Reporteri
    06 Nëntor 2021 | 14:42

    Policia e Tiranës ka arrestuar Fredi Rrushin si autor të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Ruzhdi Hoxha, trupi i të cilit u gjet sot paradite në zonën e Dajtit.

    Trupi i pajetë i 43 vjeçarit, i zhdukur prej 20 tetorit 2021, ishte mbuluar me zhavor e gurë në Qafë-Mollë në një greminë.

    Policia kishte gjurmuar lëvizjet e Fredi Rrushit, mikut të biznesmenit për të zbuluar mesditën e djeshme (5 nëntor) në zonën e Dajtit një xhup të gjakosur që i përkiste Ruzhdi Hoxhës. Më pas ka ndërmarrë operacion kërkimi masiv në të gjithë zonën e Dajtit.”

    “Si rezultat edhe i kontrollit me qentë e gjurmës u bë e mundur që në Qafë-Mollë, mbrapa Dajtit, në një greminë, u gjet i mbuluar me zhavor e gurë trupi i pajetë i shtetasit Ruzhdi Hoxha”.

    Trupi i pajetë do transportohet në morgun e spitalit për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës” informoi sot policia e Tiranës

    Policia thotë se autori i këtij krimi është miku i tij, Fredi Rrushi i cili ishte arrestuar më 26 tetor 2021, “si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese italiane për veprën penale të trafikimit të narkotikëve, është autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje”

    Ruzhdi Hoxha ishte zhdukur nga banesa më 20 tetor, ndërsa djali i tij kishte bërë denoncimin më 24 tetor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!