×
  • Lajme
  • Shqipëria / Video

    Tuneli i Llogarasë gati, Edi Rama njofton se hapet më 5 korrik

    Reporteri
    18 Qershor 2024 | 10:35

    Shqipëria ndër vite mbetet një ndër destinacionet më të mira për pushime, sidomos ato të verës.

    Jugu u Shqipërisë lirshëm mund të quhet edhe “Perlë” e bukurive të detit.

    E për të qenë më afër jugut e më shpejtë atje, duket se janë në përfundim e sipër punimet e tunelit të Llogarasë.

    Kjo është bërë e ditur përmes një video të publikuar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.

    Madje Rama ka treguar me datë se kur do të funksionalizohet ky tunel, e që është 5 korrik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!