Edhe pse gushti është kulmi i i sezonit turistik, indeksimi i çmimeve të konsumit ka qenë larg objektivit të shënjestruar të Bankës së Shqipërisë.
Sipas Institutit të Statistikave, norma e inflacionit në gusht ishte 1,4% nga 3% që është objektivi i bankës qendrore.
Kjo është një tendencë e ndjekur gjatë gjithë këtij viti ku indeksi i çmimeve të konsumit ka qenë poshtë nivelit 2%.
Gjithsesi gushti është muaji i parë që norma e inflacionit i rikthehet rritjes që nga marsi i këtij viti.
Ecuria e indeksit të çmimeve të konsumit
Viti 2019
Janar 1,6%
Shkurt 0,6%
Mars -0,3%
Prill -0,2%
Maj -1%
Qershor -0,3%
Korrik -0,1%
Gusht 0,3%
Burimi:Instat
Rritja vjetore e çmimeve në muajin Gusht është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike. Krahasuar me një vit më parë rritja e këtij grupi është 2,4 %.
Ndërkohë çmimet e transportit u rritën me 1,2% krahasuar me gushtin e 2018, pijet alkoolike dhe duhani me 1,5%, veshjet dhe këpucët me 0,2% ndërsa energjia dhe lëndët ndjekëse me 0,8%. i vetmi grup me ulje është ai i shëndetit me 0,1%.
Ndryshimet vjetore në çmimet e konsumit
Gusht 2019
Ushqime dhe pije joalkoolike 2,4%
Pije alkoolike dhe duhan 1,3%
Veshje dhe këpucë 0,2%
Qira, ujë, lëndë djegëse, energji 0,8%
Mobilje, pajisje shtëpie 1,5%
Shëndeti -0,1%
Transporti 1,2%
Komunikimi 0,1%
Argëtim dhe kulturë 2,2%
Shërbimi arsimor 0,8%
Hotele, kafene dhe restorante 1,1%
Mallra dhe shërbime të ndryshme 0,1%
Burimi:Instat
Ndryshimet e indeksit të çmimeve të konsumit lidhet direkt me zhvillimet në ekonomi. Një rritje e ulët zakonisht paraprihet nga një konsum i dobët.