Një turist polak humbi jetën në pishinën e një hoteli në Vlorë. 18-vjeçari me prindërit mbërritën një natë më parë në Vlorë, së bashku me një grup miqsh.
Policia e Vlorës nuk ka dhënë ende ndonjë pistë konkrete për shkakun e vdekjes në pishinë nga ku i riu nuk doli gjallë por do pritet ekspertiza mjeko-ligjore në Tiranë.
Prindërit e 18-vjeçarit të cilën momentet fatale nuk ndodheshin në mjediset e pishinës janë të traumatizuar dhe është dashur ndihma e parë nga autoambulanca.
Ata dhe polakët e tjerë janë marrë në pyetje nga policia.
Trupi i pajetë i 18-vjeçarit është dërguar drejt Tiranës siç ndiqet procedura për shtetasit e huaj, nga ku pritet të dalin dhe përgjigjet për shkakun e vdekjes. /TCh
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.