×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Turistja polake humb rrugën në Theth dhe ngel në mal, shpëtohet me helikopter nga policia

    Reporteri
    06 Qershor 2021 | 21:10

    Policia e Shtetit, në bashkëpunim me banorët e zonës, i ka ardhur në ndihmë të një turisteje nga Polonia të ngecur në mal.


    Policia ka marrë mbrëmjen e djeshme një njoftim se në fshatin Theth, dy turistë nga Polonia kishin humbur rrugën duke eksploruar territorin nga Valbona në drejtim të Thethit.

    Gjatë rrugës 35-vjeçarja nga Polonia kishte rrëshqitur në një zonë të thepisur dhe për pasojë ka pësuar dëmtime fizike duke bërë të pamundur vijimin e udhëtimit në zbritje për në Theth.

    “Shërbimet e Policisë të DVP Shkodër, në bashkëpunim me banorët e zonës, janë nisur drejt vendit ku kishin mbetur dy turistët. Për shkak të terrenit të vështirë është bërë e mundur që shërbimet e Policisë dhe banorët e zonës t’i gjenin mesditën e sotme të dy turistët, në vendin e quajtur “Maja e Alisë”, Theth. Punonjësit e Policisë, pavarësisht terrenit mjaft të vështirë, i kanë çuar turistes barelën mjekësore dhe pas mbërritjes së helikopterit të ushtrisë, në kushte të vështira është bërë e mundur marrja dhe transportimi me helikopter drejt Tiranës për ndihmë mjekësore” – njofton policia.

    Fatmirësisht, 35-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ka falënderuar policinë, banorët dhe ekipin e helikopterit të ushtrisë, të cilët mundësuan shpëtimin e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!