×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    Turizmi shqiptar “zhytet” në kolaps e pasiguri

    Reporteri
    14 Tetor 2020 | 14:24

    Më shumë se gjysma e punonjësve në sektorin e turizmit janë larguar nga puna përgjatë nëntë muajve të parë të vitit si pasojë e kolapsit në të cilin u gjend ky sektor.


    Të dhënat bëhen të ditura nga sondazhi më i fundit i Shoqatës Shqiptare të Turoperatorëve dhe Agjencive turistike, ku kanë marrë pjesë 43 subjekte.

    Në vitin 2019 këto biznese numëronin 284 punonjës, ndërsa tashmë ky numër është reduktuar në 131 kryesisht nga subjektet e mëdha.

    Një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare ka marrë me koronavirusin goditjen e dytë, pas tërmetit të 26 nëntorit, çka ka sjellë frikë dhe pasiguri.

    Si pasojë, rreth 60% e tyre në vitin 2020-n kanë realizuar vetëm 0-10% të xhiros së një viti më parë.

    Në mungesë të ndihmës nga qeveria dhe në rast se pandemia vazhdon 40.5% e subjekteve të anketuara deklarojnë se mund të mbijetojnë vetëm deri në fund të këtij viti ndërsa 33.3% shpresojnë se mund të arrijnë deri në mesin e vitit 2021.

    Tashmë 10% e tyre kanë pezulluar aktiviteti ndërsa 21% kanë raportuar humbje mbi 100 mijë euro.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!