×
  • Lajme
  • Shqipëria

    U arrestua në Tiranë si pjesë e ISIS, caktohet masa e sigurisë për 24-vjeçarin nga Taxhikistani

    Reporteri
    02 Maj 2020 | 13:49

    Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurisë për terroristin 24-vjeçar nga Taxhikistani, Komron zukhurov, i cili u arrestua pak ditë më parë në kryeqytetin shqiptar.


    Gjykata ka vendosur “arrest me burg” për të riun, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania, pasi dyshohej si anëtar dhe pjesëmarrës në një organizatë të huaj terroriste, e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS).

    24-vjeçari Komron zukhurov pritet të ekstradohet drejt Gjermanisë për t’u përballur me drejtësinë atje për akuzat që rëndojnë mbi të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!