Dalin detaje të reja nga kapja e 167 kg kanabis në Igumenicë të Greqisë dy ditë më parë.
Në lidhje me ngjarjen është arrestuar Mihal Leka 37-vjeç nga Saranda, ndërsa është shpallur në kërkim një person tjetër nga policia greke, edhe ai nga Saranda.
Mediat greke bëjnë me dije se Leka para policisë është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen dhe se droga nuk i përkiste atij.
Mihal Leka është me precedent të parë panal, pasi në vitin 2016 ishte i përfshirë në një vrasje, ndërsa në Shqipëri ishte i skeduar edhe për trafikim të lëndëve narkotike.
Operacioni për kapjen e trafikantëve është bërë në bashkëpunim me policinë shqiptare dhe atë helene. Sakaq, vijon puna për të bërë të mundur arrestimin e personave që mund të jenë të përfshirë në rrjetin kriminal.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.