×
  • Lajme
  • Shqipëria

    U arrestuan gjatë protestave për Klodian Rashën, Gjykata le në burg tre protestues

    Reporteri
    13 Dhjetor 2020 | 15:43

    Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masat e sigurisë për disa protestues, të arrestuar gjatë tubimit të dytë dhe të tretë për Klodian Rashën.


    Sipas “News24”, në burg janë lënë 3 protestues, ndërsa për pesë prej tyre është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

    Po ashtu, nëntë prej të arrestuarve janë lënë në detyrim paraqitje, ndërsa 30 të tjerë pritet të dalin nesër para Gjykatës për masën e sigurisë.

    Protestat për vrasjen e Klodian Rashës vijojnë, ndërsa në rrjetet sociale është dhënë njoftimi se pasditen e sotme, në orën 18:00, do të mbahet tubimi i radhës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!