Nisja e vitit të ri shkollor nuk solli gëzimin e pritur nga nxënësit e shkollës së fshatit Shezë në Peqin.
Shkolla e tyre është mbyllur si pasojë e dëmtimeve nga tërmeti i vitit 2014 dhe duhet ta vazhdojnë procesin mësimor, turn i dytë në Pekisht.
Nxënës: “Nuk na pëlqen fare të shkojmë me autobus dhe shkollën e kemi pasdite.”
Ndaj janë hedhur në protestë bashkë me prindërit me kërkesë te vetme rikonstruksionin e shkollës së tyre, shkruan oranews.
Fëmijët kanë në dispozicion autobus për transportin.
Por fakti se janë turn i dytë nga ora 13 deri në 15:30 sipas prindërve po i penalizon në procesin e të nxënit.
Teksa akuzojnë vendorët për neglizhencë thonë se do të vazhdojnë protestat dhe nuk do ti çojnë fëmijët në shkollë.
Në mbështetje kanë edhe kreun e njësisë administrative, i cili thotë se pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nuk ka asnjë fond për ndërhyrje.
“Protesta është e drejtë sepse kanë shqetësimin e tyre që të edukohen sa më mirë,”-tha ai.
Në shkollën 9-vjecare në Shezë të Peqinit ndiqnin mësim edhe fëmijë nga fshatrat ngjitur, si Karthnek, Trash, Gryksh, të cilët tashmë u duhet të udhëtojnë më shumë kilometra për të marrë mësim në turnin e dytë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.