Ka reaguar përmes një postimi prekës, motra e Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçarit, që u vra ditën e djeshme në Tiranë, pas një shpërthimi me tritol.
Sadikaj ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tip “Golf 7”, kur papritur makina shpërtheu. 27-vjeçari humbi jetën sapo shkoi në spital.
Motra e Sadikajt, ka shprehur dhimbjen e madhe përmes një postimi në instastory. Ajo shkruan se me vdekjen e vëllait mori fund edhe jeta e saj.
E motra shkruan:
“Sot mbaroi dhe jeta ime bashkë me ty. Dua të vij të lutem më merr dhe mua. Djali më i mirë dhe më i bukur në botë të lutem vëllai im, shpirti im më merr të ikim të dy, më merr me vete të gjej paqen. Vetëm për ty jetoja, s’kam më jetë. Hajde të ikim. Të dy sot në një udhëtim të gjatë dhe të bukur të takojmë zotin ta pyesim pse”?
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.