Këtë të enjte janë arrestuar dy punonjës të Burgut të Reçit. Të arrestuarit janë Mario Laloshi dhe Arlando Hoxha të dy me funksionin specialist-psikolog në sektorin e çështjeve shoqërore pranë IEVP Reç në Shkodër.
Arrestimi vjen pas publikimit të një denoncimi në emisionin “Stop”, ku dy punonjësit Laloshi dhe Hoxha, me detyrë edukatorë në këtë institucion të vuajtjes së dënimit, kanë kërkuar para nga një i burgosur në këmbim të disa shërbimeve.
Pas publikimit të videos, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja firmosi urdhrin për pezullimin e të dy punonjësve nga detyra dhe fillimin e hetimit administrativ ndaj tyre. Sipas news 24, tashmë dy punonjësit janë arrestuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.