Shtëpia e Dashamir Elezit në fshatin Floq të Korçës, u dëmtua rëndë nga tërmeti i 1 qershorit 2019.
Aso kohe grupet e ekspertëve vendosën që dëmi ishte 10 mijë lekë, ndërsa ai arriti të merrte vetëm shumën që e quan qesharake prej 5 mijë lekësh.
“Dëmin që kishte shtëpia ma vlerësuan me 100 mijë lekë të vjetra. Nga 100 mijë lejë të vjetra mora 50 mijë, ndërsa dëmi im është shumë i madh.”
Edhe familje të tjera u dëmtuan nga tërmeti, ndërsa dëmshpërblimet ende nuk janë dhënë të plota.
Banesa e Moza Ogrenit u vlerësua me një dëm prej 600 mijë lekësh, nga të cilat edhe pse kanë kaluar më shumë se dy vite ajo ka marrë vetën 40 mije lekë.
“40 mijë lekë kam marrë unë. Kam për të marrë 600 mijë lekë. Jetoj me nënën, jam pa të drejtë rroge. Jam grua e vetme, kam një vajzë.”
Shumë banorë shprehen se shteti u tall me këtë fatkeqësi dhe asnjëherë nuk u dhanë atë çka u premtuan.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.