×
  • Lajme
  • Shqipëria

    U jepet lamtumira e fundit familjes që u shua në aksidentin e rëndë në Vlorë

    Reporteri
    26 Qershor 2021 | 17:09

    4 viktimat e aksidentit përcillen për në banesën e fundit në Patos


    4 anëtarët e familjes Gushi që u shuajt në mënyrë tragjike të premten ne autostradën Fier-Vlorë u përcollën për në banesën e fundit në Patos.

    Një kortezh i gjatë u krijua nga shtëpia e familjes Gushi për në varreza, ndërsa për të përcjellë trupat e tyre si rrallë ndonjëherë u deshën 4 makina mortore.

    Qindra qytetarë dhe familjarët e viktimave u bënë pjesë e ceremonisë që tronditi opinionin duke shkaktuar dhimbje dhe zemërim për jetët e humbura të Eduartit, Silvanës dhe dy vajzave të vogla Anastasia dhe Eva.

    Dhimbja më e madhe është për nënën e Silvanës e cila përveç vajzës së saj humbi edhe dy mbesat e vogla. Të prekur nga kjo ngjarje janë edhe të njohurit e familjes Gushi, të cilët shprehin pikëllimin për këtë humbje të madhe.

    Për aksidentin është arrestuar 22-vjeçari Igli Madani, i cili së bashku me dy shokë të tij udhëtonte me një mjet tip Audi me një shpejtësi që llogaritet të ishte gati 200 kilometra në orë.

    Policia tha se i riu humbi kontrollin e mjetit për shkak të shpejtësisë së lartë dhe goditi nga pas në mënyrë fatale makinën Toyota me të cilën udhëtonte familja Gushi.

    Ata ishin kthyer nga Greqia dhe po udhëtonin drejt Vlorës për të kaluar pushimet në bregdetin shqiptar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!