×
  • Lajme
  • Shqipëria

    U kap me kokainë, lirohet berberi shqiptar në Itali: E kisha për përdorim personal

    Reporteri
    14 Tetor 2021 | 22:57

    Një 30-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Itali, pasi është kapur me kokainë. Mediat italiane raportojnë se i riu me profesion berber është kapur nga policia në zonën e Isola del Liri, Frosinone.

    Teksa u ndalua për një kontroll rutinë, 30-vjeçarit i janë gjetur në mjetin e tij mbi 5 gram kokainë.

    Por dje avokati mbrojtës Antonio Ceccani tha se klienti i tij kishte një aktivitet solid ekonomik dhe se nuk kishte nevojë të shiste drogë. Pra, kokaina e gjetur ishte vetëm për përdorim personal.

    Gjyqtari pranoi tezën e mbrojtjes dhe liroi e 30-vjeçarin. Po ashtu atij i janë kthyer edhe 280 eurot që iu sekuestruan pasi u arrestua.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!