×
  • Lajme
  • Shqipëria

    U kapën me 10 afganë në autobus në aksin Lezhë-Shkodër, dy të arrestuar

    Reporteri
    17 Qershor 2021 | 11:47

    Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për trafik klandestinësh.


    Uniformat blu arrestuan në flagrancë të mërkurën shtetasit, Gjovalin Lasku 54 vjeç dhe Avdi Allko 31 vjeç, banues në Kamëz.

    Ata u kapën duke transportuar me autobus 10 shteas afganë.

    “Në orën 11:15, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, vendi i quajtur rrotullimi i M+, gjatë kontrollit të ushtruar nga sherbimet e policise, në bashkëpunim me shёrbimet e SHÇBA, nё mjetin tip autobus me targa AA033NA, janë konstatuar 10 shtetas afgan, pa dokumentacion përkatёs, me destinacion drejt vendeve të Bashkimit Europian”.

    Policia vijon hetimet për rastin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!