Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ditën e sotme, ku një 37-vjeçare shqiptare është sulmuar me thikë ndërsa priste djalin para shkollës.
Shqiptarja është identifikuar si Bruna Meuca Hella, ndërsa sipas mediave italiane ajo është sulmuar me thikë përpara shkollës së djalit të saj 10-vjeçar.
Ajo është goditur disa herë me thikë nga një burrë, i cili dyshohet se mund të jetë ish-bashkëshorti.
Bruna banonte pranë shkollës dhe ajo ka shkuar në shtëpinë e saj përpara se të lajmëronte ambulancën. Pavarësisht nxitimit për ta transportuar për në spital, Bruna ka mbërritur e pajetë në duart e mjekëve.
Tashmë agjentët e mjekësisë ligjore janë duke punuar në zbardhjen e ngjarjes së rëndë, rindërtimin e dinamikës së sulmit dhe identifikimin e autorit./Abcnews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.