Një inspektor i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor është arrestuar me urdhër të SPAK-ut pasi dyshohet se mashtronte bizneset dhe ju merrte shuma parash.
Akuza që rëndon mbi të është ajo e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Shtetasit me iniciale M.M., iu sekuestrua dhe një shumë prej 200 mijë lekësh që dyshohet se është përfituar ilegalisht.
Sipas informacionit paraprak rezulton se ky inspektor u thoshte subjekteve tregtarë se problemet që ai identifikonte mund t’i anashkalonte kundrejt përfitimit të parregullt, vetëm pas marrjes prej tij të gjysmës së shumës së gjobës që vihet në raste të tilla.
Ai ushtronte presion te tregtarët duke iu thënë se nuk kishin licensimin e duhur për vijimin e aktivitetit dhe se gjoba në këto raste shkonte deri në një milion lekë. /euronews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.