×
  • Lajme
  • Shqipëria

    U raportua i vdekur, Artan Lame del të jetë gjallë: Ndodhet në koma cerebrale

    Reporteri
    22 Maj 2025 | 22:14

    Publicisti Artan Lame është ende në jetë, por në një gjendje shumë të vështirë shëndetësore.

    Kështu ka treguar moderatori Blendi Fevziu në hyrje të emisionit të tij “Opinion”, ku tregoi se familja Lames ia kërkoi ta bënte këtë njoftim.

    “Artan Lame ndodhet në momente shumë të rënda të jetës së tij. Sot doli lajmi që iku nga kjo jetë, por ai ndodhet në koma cerebrale. Ka hyrë në një operacion të rëndë në zemër, operacioni nuk e ka zgjuar, por është ende në jetë. Mjekët thonë se është e vështirë që ai të jetojë, por ai është ende në jetë. Ai është ende në jetë dhe unë kam një porosi nga familja e tij që ta bëj këtë njoftim për një gjë që nuk ka ndodhur ende”, ka thënë Fevziu.

    Pretendimin për vdekjen e Lamësu dha të enjten nga Kryeministri shqiptar, Edi Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!