×
  • Lajme
  • Shqipëria

    U raportua i zhdukur, gjendet i mbytur në liqen 13 vjeçari në Dibër

    Reporteri
    25 Maj 2023 | 9:04

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër. Në fshatin Shumbat, një 13-vjeçar është gjetur i mbytur në liqenin e zonës, raportojnë mediat shqiptare. I mituri është gjetur nga policia, e cila nisi pas kallëzimit nga shtetasi A. S. për humbjen e djalit të vëllait të tij.

    “Pas rreth 2 orësh kërkime, në bashkëpunim me banorët e zonës, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga liqeni i fshatit Shumbat, e trupit të pajetë të shtetasit E. S., 13 vjeç.

    Nga këqyrja paraprake, në trupin e 13-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

    Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është mbytur aksidentalisht.

    Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!