Këtë të premte në zonën e Kamzës në Tiranë një burrë u dhunua me grushte e më tutje u rrëmbye nga disa persona të maskuar.
Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me ngjarjen këtë mbrëmje. Mësohet se personi i rrëmbyer është 49 vjeçari Jakë Prenga.
Prenga ndodhej në automjetin e tij, në momentin që katër persona të maskuar i janë afruar dhe kanë debatuar me të. 49 vjeçari është goditur disa herë dhe është futur me forcë në një makinë të bardhë të tipit “Range Rover”. Më tutje autorët janë larguar dhe ende nuk dihet se ku ndodhen ata apo personi i rrëmbyer.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.