×
  • Lajme
  • Shqipëria

    U tha se u shpëtua, por babai i Alvinit mohon lajmin: Djali im është ende në kamp

    Reporteri
    06 Nëntor 2019 | 18:12

    Ditën e djeshme u përhap lajmi se Alvin Berisha, vogëlushi shqiptar ishte shpëtuar nga kampi i Al Holit në Siri.


    Ishin mediat në gjuhën arabe që shkruan se ishe ndërmarrë një operacion dhe vogëlushi ishte në një vend të sigurt.

    Por sot Afrim Berisha, babai i Alvinit shkruan se ky lajm nuk është i vërtetë dhe se djali i tij ndodhet akoma në kamp.

    “Vëllezër e motra, nëna e baballarë, miq e shok mos i besoni kujt për lajmin që u dha, nuk është i vërtetë, Prisni nga unë, jam duke u marrë me letra akoma, ju përshëndes nga larg. Shumë faleminderit, ju rujt Zoti”, shkruan Afrim Berisha.

    Historia e vogëlushit Alvin Berisha i cili u çua nga e ëma në kampin Al Hol preku zemrat e shqiptarëve pasi historia u publikua nga emisioni investigativ italian “Le Iene”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!