×
  • Lajme
  • Shqipëria

    U vetëplagos me pistoletë, një ditë më pas policia i vë prangat 35-vjeçarit nga Vlora

    Reporteri
    04 Shtator 2021 | 15:05

    Një ditë më parë një 35-vjeçar u vetë plagos në Vorë. Vetëm një ditë pas kësaj ngjarje policia njofton se e ka arrestuar.


    Kjo ka ardhur për shkak se arma me të cilën ai u plagos ishte pa leje. Tashmë ai do të përballet me akuzën e armë mbajtjes pa leje.

    Njoftimi i policisë:

    Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” i shtetasit L. K., 35 vjeç, pasi në vijim të dokumentimit të plotë të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e djeshëm, ku ky shtetas është vetëplagosur me armë zjarri, nga veprimet hetimore ka rezultuar se arma e zjarrit ishte pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale sëbashku me një sasi municioni luftarak.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!