Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka treguar sot koston e premtimeve të tij për uljen e taksave dhe ndihmën që premton të japë për disa kategori nëse vjen në qeveri. Basha u shpreh se kosto totale është 500 milionë Euro.
“Kosto totale e uljes së taksave dhe investimeve shkon 500 milionë Euro”, tha Basha. Më tej numri një i opozitës tregoi se ku do të gjenden këto para, që të mos shkohet tek marrja e borxheve.
“Nëse normalizojmë tenderat ne arrijnë që tu kthejmë shqiptarëve 250 milionë deri në 300 milionë Euro. Tjetra, luksi i qeveritarëve për zyra e makina, këto u kushtojnë shqiptarëve 80 deri në 100 milionë Euro. Duhet që t’i thërrisni kujtesës kur u vu taksa 1%, të ardhurat e shtetit u rritën mbi 100 milionë Euro, kjo rritje vijoi vit pas viti.
Arka e shtetit mori 1.8 miliard Euro më shumë, sot bëjnë bilance të dyfishta, e dyta se është taksë e lartë dhe e dyta që nuk u kthejnë investimet. Taksa e sheshtë lufton evazionin, kjo nuk është teori,është e provuar. E treta dua të them që është një ekonomi e gjallë, është një taksë që stimulon shoqërinë”, shpjegoi Basha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.