Fshati i Ngjeqari, i Fierit u trondit sot me arrestimin e një banori të tij, pasi akuzohet se ka përdhunuar një 20 vjeçare me aftësi të kufizuara. Fshati është drejt boshatisjes dhe ndaj gjen pak banorë për të zbardhur ngjarjen e rëndë të abuzimit. Sipas bluve të Fierit është arrestuar shtetasi Petrit Arapi, 56 vjeç, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.
Sipas burimeve familja e 56 vjeçarit jeton në fshatin Ngjeqar dhe banorët e nnjohin si “njeri i mirë”. Ndërsa 20 vjeçaren që dyshohet se e ka abuzuar I arrestuari nuk e identifikoi njeri as në lagje dhe as nga infermieria e fshatit Eviola Stani e cila shprehet se ditët e fundit nuk ka pasë asnjë person “të pazotë”, aq më pak një 20 vjeçare të paraqitet për ekzaminime në këtë qendër shëndetësore pasi ka rezultuar shtatzënë:
“Jo, me sa kam pa unë listën sepse çdo gjë, çdo injeksion çdo matje që ne bëjmë, çdo veprim që ne kryejmë i paraqesim në regjistrat tanë dhe nuk ka rezultuar asnjë 20 vjeçar apo 20 vjeçare dhe nuk njoh asnjërin prej emrave që sapopërmende.”
Ndërsa bashkëshortja e të arrestuarit e mori vesh ngjarjen nga mediat pasi i ishte thënë se ishte arrestuar për drogë:
Bashkëshortja e të arrestuarit: “Unë nuk di gjë me të keqen se qysh ma kanë marrë atë burrë. Po rripert po robëtohet në punën e tij, e mbjell tjetri ia jep tjetrit kot…“
Gazetarja : “E ka thënë policia jo unë…”
Gruaja: “Jo jo jo, për atë punë mi?! jeni në terezi ju apo jo?! Qysh burri im paska abuzu kshu mi?!“
Gazetarja: “E ka thënë policia jo unë”
Gruaja: “E ka thënë policia?!…
Në lidhje me ngjarjen e rëndë tashmë është ngritur edhe një grup hetimor për verifikime të mëtejshme.
Video
Burimi : Top Channel