Familjarët e Admir Muratajt kanë ngritur kallëzim penal ndaj efektivëve të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, duke kërkuar hetim për vrasjen e të afërmit të tyre.
Avokati Arbër Hoxhaj, në emër të vajzës së Admir Muratajt ka depozituar paraditen e së enjtes kallëzim penal ndaj Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Familjarët e Muratajt kërkojnë hetim të thelluar mbi rrethanat ku mbeti i vrarë një prej grabitësve të Rinasit.
Nga të dhënat e para që policia dha për këtë ngjarje, u raportua se pati shkëmbim zjarri mes grabitësve dhe forcave të policisë, e si pasojë mbeti i vrarë Admir Murataj.
“Prokuroria e Krimeve të Rënda të hetojë nëse policia ishte në tejkalim të detyrës kur u vra Murataj. Por edhe kush e vrau”, ka deklaruar avokati Arbër Hoxhaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.