Policia italiane ka zbuluar një rrjet prostitucioni ku vajzat shqipatre detyroheshin të kryenin marrdhënie seksuale kunderjt pagesës në qytetin e Bolonjës.
Policia italiane ka mundur të zbulojë një rrjet prostuticioni me vajza të reja shqiptare, të cilat e ushtronin këtë aktivitet në qendër të qytetit të Bolonjës. Mediat italiane bënë me dije se policia vendosi 11 masa paraprake për tentativë rrëmbimi dhe shfrytëzimi, ndihmë dhe përkrahje prostitucioni, dhune seksuale dhe përndjekje.
Vajzat shqiptare detyroheshin të lëviznin në disa zona të qytetit, ku ofronin marrdhënie seksuale në këmbim të pagesës. Hetimet nga Prokuroria e Bolonjës zgjatën rreth një vit dhe të përfshirë në këtë rrjet janë shqiptarë e italianë, të cilët morën masat ndëshkimore. Si prova materiale u sekuestruan tre apartamente dhe celularë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.