Ora 12:00 e mesditës shënoi edhe ndërprerjen e vaksinës në tendën te sheshi “Skënderbej”.
Qytetarët kryesisht po marrin dozën e dytë të saj. Por ndërsa pritën me orët të tëra në radhë një pjesë e madhe u kthyen pa e bërë.
Arsyet që bluzat e bardha u kanë dhënë janë të ndryshme. Disave u thonë nuk ka vaksina, të tjerë thonë se na u tha se shërbejnë deri në 12.
“Na përzunë. Ikni se deri në 12 shërbejmë. Ministrja e Shëndetësiëë të vërë dorë. Lamë punën derti tani dhe ikni në shtëpi thonë.Kam vaksinën e dytë dhe na përzunë në shtëpi.Njerëzit janë të revoltuar. Kam dy ditë që vi.”
“E bëra vaksinën në kokë. Kam tre orë që pres. Pas tre orësh tha nuk ka vaksina”.
“Erdha dhe dje dhe prita dy orë, nuk ka vaksina thanë. Edhe sot…”
“Kemi tre ditë, nesër do vimë prapë, kjo punë.”
“Nuk ka vaksina. Kemi dy ditë që vijmë, dje dhe sot dhe na kanë thënë të njëjtën gjë.”
“Është e treta ditë që vijmë këtu, po rrijmë 4-5 orë. E ka fajin qeveria e atij mutit.”
E ndërsa policia ishte udhëzuar për të përcjellë njerëzit, kjo krijoi tensione dhe përplasje mes tyre dhe qytetarëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.