Dëbora dhe akulli ka izoluar Luginë ne Valbonës në Tropojë.
Ngricat e bëjnë thuajse të pamundur kalimin me automjet apo dhe me mjete të tjera.
Stuhia e debores dhe era e fortë ka dëmtuar linjat elektrike ndaj zona mbetet herë pas here pa energji elektrike.
Banorët shprehen se prej datës 28 dhjetor po përjetojnë reshje dëbore dhe probleme me energjinë.
“Nuk mbahet mend një mot I tillë. Që prej datës 28 dhjetor punojmë ditën dhe natën na e rrëzon akulli.” Thotë një elektriçist.
Gjithçka e vështirësojnë temepraturat e ulëta që shkojnë deri në -17 gradë.
Edhe në Lëpushë situate është e njëjtë. Prej disa ditësh është e izoluar dhe pa energji elektrike.
Apeli i banorëve shkon drejt bashkisë së Malisësisë së Madhe prej së cilës kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.