Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku është pyetur në lidhje me atë që quhet “Dosja 339”, me përgjimet për dyshime për shitblerjen e votës në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017.
Por, kur është pyetur Dako nga prokurorët dhe çfarë ka thënë ai? Për këtë, në një lidhje të drejtpërdrejtë me edicionin qendror informativ në Top Channel, gazetarja Anila Hoxha nga Krimet e Rënda ka dhënë këto detaje.
“Hetimet për dosjen Vol-vo 4 kanë marrë një kthesë dramatike. Gjatë ditës së sotme është refuzuar kërkesa e Niçes për lirim, duke u lënë në arrest me burg. Burime të Top Channel kanë bërë të ditur se zoti Dako është pyetur gjatë së enjtes nga ora 15 deri në orën 20. Ato nuk japin asnjë detaj gjatë kësaj seance, nga prokurorët Vladimir Meçe dhe Dritan Premçi. Janë marrë në pyetje edhe drejtues të tjerë lokalë. Për shumë persona janë zbardhur mjaft përgjime, për sa kohë që siç tha Arta Marku janë 700 CD të pazbardhura. Hetimet janë regjistruar për një sërë veprash penale, nga trafiku i drogës e deri te ato të lidhura me çështjet e zgjedhjeve. Në përgjime kanë dalë edhe gjyqtarë dhe prokurorë. Hetimet janë mjaft sekrete, por kryebashkiaku i Durrësit është pyetur në cilësinë e personit që është në dijeni”, tha Anila Hoxha. /Tch
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.