×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Varianti Delta në Shqipëri, Manastirliu: Vaksinimi arma më e fuqishme për të frenuar përhapjen

    Reporteri
    25 Korrik 2021 | 17:33

    Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar pas lajmit se varianti Delta i virusit po qarkullon në Shqipëri.


    Përmes një statusi në rrjete sociale, ajo thotë se tanimë kërkohet respektim rigoroz i masave parandaluese, si dhe izolim i menjëhershëm në rast dyshimi dhe konfirmimi i virusit COVID-19.

    Mbi të gjitha, ajo apelon qyqarët që të vaksinohen, si e vetmja “armë” për të frenuar përhapjen e virusit në vend.

    Postimi i Manastirliut:

    Konfirmimi i prezencës së variantit Delta në Shqipëri nga laboratori i referencës Charite në Berlin, kërkon nga të gjithë respektim rigoroz të masave parandaluese, izolim të menjëhershëm në rast dyshimi dhe konfirmimi të virusit #Covid19 dhe mbi të gjitha VAKSINIM • VAKSINIM • VAKSINIM, si arma më e fuqishme për të frenuar përhapjen e virusit dhe për të shpëtuar jetë!

    #VaksinohuSOT
    #KohaËshtëTANI
    #ShqipëriaBuzëqesh?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!