×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Varrim pa ceremoni: Shqiptarin që vdiq nga coronavirusi e dërgojnë në varr vetëm tre persona, më pas dezinfektohen rrugët

    Reporteri
    20 Mars 2020 | 10:34

    66 vjeçari nga Lushnja që ndërroi jetë një ditë më parë nga koronavirusi është dërguar për në banesën e fundit tek varrezat e qytetit.


    Sipas raportimeve në ceremoninë e varrimit ishin të pranishëm vetëm tre persona, një precedent i pazakontë ky për traditën shqiptare, por i detyrueshëm nga situata anormale në të cilën ndodhemi.

    Pas ceremonisë mortore, punonjësit e bashkisë kanë dezinfektuar hyrjen e varrezave të Lushnjes me qëllim minimizimin e çdo mundësie të shpërndarjes së virusit.

    Kujtojmë se i moshuari është viktima e dytë në vend nga koronavirusi. Ai vuante nga disa sëmundje shoqëruese si insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!