Prej disa ditësh në Shqipëri janë regjistruar disa vatra zjarri në qarqe të ndryshme të vendit. Lidhur me situatën e krijuar ne vend, ka reaguar Presidenti Ilir Meta.
Përmes një njoftimi për mediat, Meta thekson se është duke e ndjekur me shqetësim situatën, ndërsa iu bën thirrje autoriteteve qendrore dhe vendore për koordinimin në kohë dhe marrjen e masave të menjëhershme për të neutralizuar çdo vatër zjarri që do të dëmton rëndë pasurinë publike, kombëtare dhe atë private.
Më tej, në njoftim shkruhet; “Duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, Presidenti Meta tërheq veçanërisht vëmendjen për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve.”/ Opinion.al /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.