×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vazhdon ankthi në Shqipëri: Tërmet para 20 minutash, 6 të tjerë u ndien këtë pasdite

    Reporteri
    26 Nëntor 2019 | 22:05

    Ani pse zyrtarisht shteti nuk e ka shpallur, gjendja e jashtëzakonshme në Shqipëri po vazhdon akoma, pasi lëkundjet po vazhdojnë të ndihen.


    Tërmeti i fundit është regjistruar para rreth 20 minutash, më saktë në orën 23:37, dhe kishte 3.1 shkallë rihter, shkruan Reporteri.net.

    Siç njoftohet nga faqet që regjistrojnë tërmetet, ky i fundit ka qenë me epiqendër në Detin Adriatik.

    Ndërkaq, po kjo faqe jep të dhëna edhe për gjashtë tërmete të tjera brenda 4 orëve të fundit, të cilët janë me epiqendër në Adriatik.

    Ndryshe, Shqipëria sot është goditur nga tërmete të njëpasnjëshme, nga ku deri tani janë konfirmuar 22 të vdekur dhe mbi 600 të lënduar./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!