Rasti i vdekjes së 4 rusëve në një Sauna në Qerret të Kavajës, do të hetohet si vrasje në rrethana cilësuese. Prokuroria e Përgjithshme ka konfirmuar këtë të dhënë për Top Channel.
Pas disa ekspertizash vendimtare do të jetë rezultati i ekpsertizës mjekoligjore në Tiranë që do të japë një konfirmim shkencor mbi shkakun e vdekjes së turistëve nga Rusia.
Ekpertiza e ISHP do të japë përgjigje nëse turistët u asfiksuan nga avujt e klorit që ishte hedhur nga punonjësit për të pastruar ujin gjatë paradites së të premtes.
Nuk përjashtohet asnjë version, por pavarësisht çdo dyshimi hetuesit mbetët në pritje të rezultateve të mjekësisë ligjore që do të saktësojnë me prova dyshimet paraprake.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.