×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vdekja misterioze e katër turistëve në Qerret, mbërrijnë hetuesit rusë për t’i dhënë fund dyshimeve

    Reporteri
    17 Tetor 2021 | 9:14

    Për zbardhjen e vdekjes së katër rusëve mbrëmjen e së premtes, përvec hetuesve shqiptarë, prezent do jenë edhe ato rusë.

    Kërkesa që të japin ndihmën e tyre dhe të jenë në kontakt me cdo veprim hetimor për zbardhjen e kesaj tragjedie është bërë nga autoritetet tona.

    Pas kësaj kërkrse oficerët e ambadës ruse, që ndodhen në vendin tonë janë duke marrë informacion në kohë reale, por edhe ndihmuar hetuesit shqiptar. Gjatë gjithë ditës së djeshme është kryer ekspertiza mjeko-ligjore në morgun e kryeqytetit.

    Të pranishëm në këtë proces ishin edhe përfaqësues të ambadadës ruse. Tashmë pritet që këtë të hënë mjeksia ligjore të dalë me një përgjigje zyrtare për shkakun që solli vdekjen e 4 pjestarëve të familjes ruse, dhe të shuajë të gjithë dyshimet e hetuesve.

    Ndërkohë që në laborator janë dërguar edhe disa mostra të pishinës dhe PSA-së, ku do kryhen edhe analizat bakterilogjike, të ambineteve të hotelit dhe ujit të pishinës dimërore.

    Dy bashkëshortët Natalia dhe Sergei Burenkova, 58 dhe 60 vjeç, vajza e tyre Ekaterina, si dhe partneri u saj Nikita u gjetën të pajetë në pishinën dimërore të hotelit.

    Viktimat ishin pjesë e një grupi turistësh që kishin ardhur në vendin tonë prej një jave me pushime në zonën e plazhit të Qerretit në Kavajë.

    Ditën e ngjarjes ata kishin vizituar qytetin turistik të Ohrit në Maqedoni e Veriut dhe ishin kthyer rreth orës 20:00 në hotelin ku ishin vendosur në Qerret, ku edhe humbën jetën tragjikisht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!