Prokuroria e Kavajës ka regjistruar procedim penal për vdekjen e 4 turistëve rusë në hotelin e zonës së Qerrtit.
Edhe pse ende hetuesit nuk kanë dalë në një konkluzion vepra penale është regjistruar si “vrasje”.
Vendimi është marrë mengjesin e sotëm nga autoritetet ligjzbatuese, pas një mbledhje që drejtues të lartë të policisë kriminale kanë zhvilluar në ambientet e prokurorisë së Kavajës.
Hetuesit vendosën të regjistrojnë ngjarjen si “vrasje” edhe pse pa autor dhe tashmë do vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Ata nuk kanë dalë ende në një përfundim, pasi janë në pritje të përgjigjes së analizave të ujit si dhe autopsisë së trupave të katër viktimave.
Një prej shkaqeve të vdekjes dyshohet të ketë qenë helmimi nga klori i ujit, por nuk përjashtohet as nga ushqimi.
Katër turistët rusë Natalia Burenkova, Sergey Burenkov, Ekaterina Burenkaya dhe Nikita Belousov në një hotel afër qytetit të Kavajës, u gjetën të vdekur në një hotel në Qerret të Kavajës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.