×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident i rëndë trafiku në Kurbin, vdes 24-vjeçari

    Reporteri
    31 Janar 2021 | 19:51

    Vijon përgjakja e rrugëve në Shqipëri si pasojë e aksidenteve rrugore.


    Pak minuta më parë, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut” në Kurbin, si pasojë e një aksidenti rrugor ka ndërruar jetë drejtuesi i një mjeti.

    Një automjet tip “BMW” është përplasur me bordurat anësore të rrugës duke mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i saj.

    Ai u dërgua me urgjencë në spital ku edhe ndërroi jetë.

    Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit tragjik.

    Sipas asaj që raporton Ora News, një tjetër aksident ka ndodhur pranë kryqëzimit të Rrilës, ku një mjet ka humbur kontrollin dhe ka rënë në një grop me ujë.

    Ende nuk ka të dhëna nëse ka persona të lënduar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!