×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vdes 74-vjeçarja pasi hedhet nga kati i tretë i banesës, shkak depresioni

    Reporteri
    04 Korrik 2021 | 10:02

    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Fier. Policia raporton se një 74-vjeçare në gjendje depresioni është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.


    “Sot rreth orës 06:30, në lagjen “8 Shkurti”, Fier, dyshohet se në gjendje depresioni është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte, shtetasja F. K., 74 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen”, njofton policia.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /topchannel/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!