×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Thellohet tragjedia në familjen Lala, 64 vjeçarja vdes në spital nga dhimbja e madhe

    Reporteri
    01 Dhjetor 2019 | 21:08

    Tërmeti i fundit në Durrës, i mori jetën disa familjeve.


    Ndër to, edhe familjes më fatkeqe, e cila banonte në zonën e ish-Kënetës. Vetëm njëri prej anëtarëve të familjes Lala, ia doli të nxirrej i gjallë, dhe ai ishte 17-vjeçari Ramë Lala.

    Mediat shqiptare raportojnë se ka ndërruar jetë edhe një tjetër anëtar i familjes Lala, dhe bëhet fjalë për Fiqerete Lalën. Ajo ka ndërruar jetë në drekën e varrimit të 8 anëtarëve të familjes së saj, pasi nuk e ka përballuar dot dhimbjen e madhe.

    Sahajdetja, Amelia, Griselda, Dionisi, Dionisa, Emilio, Marjeta dhe Ilir Lala, ishin 8 anëtarët që mbetën viktimë e tërmetit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!