Një 25-vjeçar ka vdekur mbrëmjen e djeshme në Greqi, teksa është aksidentuar nga një 19-vjeçar me iniciale D.D.
Mediat greke të cilat kanë raportuar lajmin bëjnë me dije se i riu shqiptar ishte duke u kthyer nga puna me automjetin e tij, dërsa 19-vjeçari, djali i një pronari të njohur të anijeve në Greqi, e ka përplasur për vdekje me mjetin “Mercedes GLE”.
Ndërkaq, bëhet me dije se i riu shqiptar punonte si inxhinier pranë një firme.
Në një reagim për “Protothema”, familja e të riut shqiptar është shprehur se presin përfundimin e hetimeve për ngjarjen tragjike.
“Ai ishte tepër i ri për t’u përballur me vdekjen. Kishte ëndrra që u prenë në mes. Presim përfundimin e hetimeve për të dalë më pas me një qendrim për atë që na ka ndodhur”, shprehen familjarët.
Pas konfirmimit të rastit policia ka marr mostra gjaku për të hetuar nëse 19-vjeçari ishte apo jo nën e efektin e drogës apo alkoolit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.