Fëmija 1 vjeç ka vdekur në ambientet e spitalit të Vlorës pasi nëna u hodh nga kati i pestë së bashku me të. Djali u dërgua me urgjencë në spital nga një banor i zonës, por plagët ishin të rënda dhe nuk ia doli të mbijetonte.
Mësohet se 35-vjeçarja nuk është banore e pallatit por është ngjitur nga kati i pestë dhe është hedhur nga sheshpushimi.
Dëshmitari ka rrëfyer se si ndodhi ngjarja duke thënë:
“Është hedhur nga kati i pestë nga sheshpushimi. Ka ardhur aty, ishte megjithë fëmijën. Kur janë hedhur, dëgjova zhurmë dhe dola. Pashë që ishte përmbys. Ajo kishte shenja jete ndërsa fëmija kishte carje në surrat dhe e mori njëri që është këtu me makinë. Nuk ishte banore këtu. E dëgjuam, nuk mund të bëja sehir. Policia nuk e dinte dhe i njoftuam e erdhëm. Ambulanca u vonua 10 minuta.”
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Pavarësia. Nëna ka vdekur në vendngjarje ndërsa Top Channel raporton se dyshohet që 34-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Ndërkaq, grupi hetimor ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur detajet e kësaj ngjarje të rëndë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.