Në territorin italian ku kanë vdekur mbi 9 mijë persona nga koronavirusi, punojnë dhe jetojnë edhe qindra mijëra shtetas shqiptarë.
Ditën e sotme ka vdekur nga COVID-19 edhe një 65-vjeçar shqiptar që jetonte në Romë. Pas infektimit nga koronavirusi ai nuk ka mundur t’i bëjë ballë kësaj lufte e për fat të keq ka vdekur.
Lajmin e ka bërë me dije bashkëshortja e të ndjerit, Anila e cila ndër të tjera shkruan se burri i saj kishte shumë humor, vullnet, i vendosur, dhe më një shpirt mjaft entuzianst.
“Miq të dashur, prindër e kolegë, me dhimbje të madhe ju informoj se nga COVID-19 humbi jetën bashkëshorti im Adrian. Ishte një burrë dhe baba i dashur, djalë dhe vëlla i pazëvendësueshëm, një mik besnik për shumë, dhe një prind gjithmonë I gjendshëm dhe një koleg I ndershëm dhe içmuar. Për mua ishte një burrë, shok, vëlla, mik, që më ka qëndruar pranë për 33 vite të lumtura me fëmijët tanë, Klevis e Davide.
Është mësuar se shqiptari që vdiq në Itali nga virusi është Adrian Preza, ishte 65 vjeç, i martuar me dy fëmijë. Gjithashtu mësohet se ai kishte dalë në pension kohët e fudnit pas shumë vitesh pune pranë Organizatës Botërore të Ushqimit e Bujqësisë në Romë.
“Do kisha dashur që të jetoja me të dhe një udhëtim tjetër të gjatë me vendosmërinë e tij, forcën e vullnetit, pozitivitetin, ndershmërinë, përkushtimin, humorin, entuziazmin dhe shpirtin entuziast që do të vazhdojë të na mbështesë në jetët tona” shkruan bashkëshortja e tij Anila.
Deri më sot janë shënua dy viktima shqiptare në Itali të konfirmura nga koronavirusi. Viktima e parë është ishte një grua 66-vjeçare e cila vdiq nga COVID-19 më 7 mars 2020, me origjinë nga Durrësi e cila jetonte sëbashku me familjen në komunën Casalpusterlengo në Lombardi.