Është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshë 57-vjeçare, kantautori i njohur shqiptar Kujtim Prodani.
Mësohet se Prodani prej disa javësh vuante nga COVID-19 dhe ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Si pasojë e komplikacioneve të shëndetit Kujtim Prodani nuk ka arritur të luftoi më gjatë me virusin. Lajmin për ndarjen nga jeta e kanë bërë të ditur familjarët e kantautorit të njohur.
Vetëm pak ditë më parë Prodani ka shërndarë në llogarinë e tij në “Facebook” një foto nga spitali, ku dallohet që mbante dhe maskën e oksigjenit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.