×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vdes nga koronavirusi mjeku i njohur shqiptar

    Reporteri
    11 Shkurt 2021 | 12:58

    Një tjetër humbje në radhët e bluzave të bardha. Ndahet nga jeta mjeku i përgjithshëm që shërbente në spitalin e Përmetit , Rustem Keko 75 vjeç.


    Ai ka humbur jetën sot, pasi ishte infektuar me COVID, ndërsa mësohet se mjeku kishte një javë i shtruar në Spitalin Infektiv.

    Nuk kanë munguar mesazhet ngushëlluese të kolegëve, ndërsa shprehen: “Puna e tij, kurajoja, humanizmi, misioni dhe shpirti i lirë do kujtohen nga të gjithë mjekët, kolegët, nga çdo përmetar. Lamtumirë doktor Rustemi, fytyra e qeshur e mjekësisë përmetare”.

    Po sot, një tjetër mjek humbi jetën nga virusi tragjik. Një ndër neuropsikiatrit më të njohur shqiptarë, prof. dr. Hiqmet Shqerra, nuk e fitoi dot betejën me virusin vdekjeprurës.

    “Një tjetër lajm i hidhur për Endokrinologjinë. Një tjetër mjek e humbi betejen me COVID-19, mjeku përmetar RUSTEM KEKO, që luftoi me vdekjen 50 vjet rresht, sot iu dorëzua vdekjes. Por puna e tij, kurajoja, humanizmi, misioni dhe shpirti i lirë do kujtohen nga të gjithë mjekët, kolegët, nga çdo përmetar. Lamtumirë doktor Rustemi, fytyra e qeshur e mjekësisë përmetare!”, thuhet në një njoftim të Shoqatës së Diabetit në Shqipëri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!