×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vdes një person në plazhin e Durrësit, pësoi atak kardiak

    Reporteri
    08 Gusht 2020 | 14:25

    Paraditen e sotme një person ka humbur jetën teksa pushonte pranë shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme në plazhin e Durrësit.


    Sipas policisë shtetasi SH.Xh., 64 vjeç ka humbur jetën pasi ka dalë nga deti për shkak të një infarkti kardiak që ka pësuar.

    Autoambulanca ka marrë trupin e pajetë dhe vetëm pas kësaj është lejuar hyrja e pushuesve ditorë në ambjentent e konvaleshencës së Ministrisë së Brendshme.

    “Më datë 08.08.2020, rreth orës 10:20, në lagjen nr.13, Durrës, tek “Shtëpia e Pushimit e Ministrisë së Brendshme”, shtetasi Sh.Xh., 64 vjeç, banues në Patos, pasi ka dale nga uji nuk është ndjerë mirë dhe dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, e për pasojë ka ndërruar jetë.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, theksohet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!