×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vdes njëri nga banorët e Mallakastrit që ra në pus duke e pastruar

    Reporteri
    10 Korrik 2022 | 13:40

    Bledar Bregu, 33 vjeç dhe Besnik Veliaj 38 vjeç kanë rënë paraditen e së dielës në një pus ndërsa po bënin punime.

    Mësohet se Bregu dhe Veliaj mund të jenë asfiksuar nga gazi që lëshonte pompa me të cilën po bënin shpimin e pusit.

    Për fat të keq, Besnik Veliaj ka ndërruar jetë ndërsa dërgohej në spital, kurse Bledar Bregu po merr aktualisht kujdes shëndetësor. Nga spitali i Fierit mësohet se gjendja e 33-vjeçarit është e mirë dhe në kontroll nga mjekët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!