×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vdes shqiptari 28-vjeçar duke punuar në ndërtim

    Reporteri
    13 Shtator 2019 | 22:13

    Një ngjarje e rëndë tragjike ka ndodhur këtë mëngjes në Altamura. Një shqiptar 28 vjeç i quajtur Kreshnik Gockaj, djalë i ri me origjinë shqiptare, ndërroi jetë duke punuar në ndërtim.


    “Një punëtor 28-vjeçar me origjinë shqiptare, Kreshnik Gockaj, vdiq pas një aksidenti ndërsa po punonte në një kompani betoni në Altamura, në provincën e Barit. Tragjedia ka ndodhur këtë mëngjes”, raportojnë mediat italiane.

    Mësohet se shqiptari ishte rrëzuar dhe është shtypur nga një makinë që thyen gurët.

    Megjithë ndërhyrjen e policisë ka qenë e pamundur shpëtimi i jetës së punëtorit.

    Karabinierët dhe forcat zjarrfikëse shkuan në vendngjarje, ndërsa ndohia po hetohet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!