Humbi jetën sot si pasojë e Covid-19 mjeku i njohur, Ilirjan Draçi.
Në datën 8 nëntor, mjeku i njohur kishte bërë një postim në Facebook ku shfaqej me maskën e oksigjenit dhe falënderonte kolegët për përkujdesjen ndaj tij.
“Vazhdon beteja tepër e vështirë me virusin. Të gjithë kolegë, infermierë, sanitare, miq dhe shokë, po bëjnë gjithçka për të më shpëtuar jetën. Mbani maska, ruani distancën, lani duart. Një gabim i vogël, ju kushton jetën. Beteja vazhdon…”, shkruante mjeku.
Draçi ishte njëherësh dhe drejtues i Qendrës Shëndetësore nr.1 në Tiranë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.